Rruga “Egnatia” e harruar, studiuesi Tare: Duhet kthyer në atraksion turistik

Gjurmët e rrugës Egnatia
15 Korrik 2022 | 16:41

Egnatia është një nga rrugët më të vjetra dhe ndërkohë më të mëdha të botës Antike, e cila niste në Durrës dhe arrinte deri në Stamboll.

Romakët e ndërtuan për qëllime ushtarake dhe tregtare për t’u lidhur me botën lindore. Rruga “Egnatia” nga Durrësi e deri në Qafë-Thanë është monumenti më i njohur dhe më i rëndësishëm i antikitetit në Shqipëri.

Gjurmët e rrugës janë ende ndonëse krejt e harruar.

“Do ta quaja të harruar, të braktisur, të panjohur, të prishur. Ka pasur disa përpjekje në kohë të ndryshme, të vogla, nuk ka pasur asnjë here interes”, tha Auron Tare.

Për studiuesin Auron Tare, kjo rrugë mund të shfrytëzohet për turizëm për të tërhequr sa më shumë vizitorë.

“Egnatia është e shtrirë të paktën në 2700 vjet, brenda historia e Mesdheut tregohet në Egnatia. Do të kishim për 10 vitet e ardhshme 500 mijë deri në 1.5 milion njerëz” u shpreh ai.

Ringjallja e rrugës “Egnatia” sjell një impakt ekonomik dhe për zonat përreth, sipas Tares.

“Ti lidh një seri shtetesh dhe mund ta kthesh këtë në modelin e Santiago de Compostela, nëse do ta ringjallësh dhe të japësh një impact ekonomik”, theksoi studiuesi.

Nuk mungojnë vizitorët që zgjedhin të ndjekin gjurmët e rrugës “Egnatia” në Shqipëri, ndonëse me vështirësi, teksa sot nuk ka asnjë plan apo iniciativë për të rikthyer gjurmët mijëravjeçarçare të rrugës më të njohur mesdhetare në antikitet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026