English

Rrugët e shkatërruara në Durrës, jashtë çdo standardi dhe problem për qytetarët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vetëm 1.5 km larg qendrës së qytetit, por pamjet duken si në mesjetë. Rrugë e shkatërruar, me gropa, e rrezikshme dhe pa ndriçim duke vënë në rrezik edhe jetën e banorëve. Bëhet fjalë për një rrugë në qytetin e Durrësit e cila sipas banorëve ka mbi 15 vjet që nuk rikonstruktohet.

- Advertisement -

“Rruga skandal është, shikoje si është”, u shpreh një prej qytetarëve për Euroneës Albania.

Pyetje: Çfarë problemesh ju sjell juve si përdorues rruge?

“Prishet makina, çahet goma”.

Pyetje: Ju keni pasur ndonjëherë raste të tilla?

“Po e kam çarë një gomë njëherë aty poshtë.”

Kjo nuk është një rrugë në një zonë rurale të Durrësit. Këto janë rrugët dytësore “Prokop Meksi”, “Isuf Ferra” dhe “Usta Rexhepi” vetëm 1.5 km larg qendrës së qytetit bregdetar.

“Ne jemi mësuar me këtë monotoni të përhershme”, u shpreh një tjetër qytetar.

“15 vjet ka, ndoshta më tepër. Që kur ka qenë Lefter Koka, ai e ka shtruar këtë”, tha një burrë.

“Gropat mos pyt mo, edhe në këmbë duhet të ikësh sa andej-këndej”, shtoi ai.

Pyetje: Me makinë ke kaluar ndonjëherë?

“Sa herë të duash”, tha një prej të pyeturve.

Pyetje: Ke pasur probleme?

“Sa të duash.”

“Kujt i bie mendja? Shiko si janë copë-copë. Të gjitha rrugët janë rregulluar, kurse për këtë nuk i bie kujt ndërmend.”

“Rruga është prishur fare, makinat me zor kalojnë, është goxha shqetësuese”, tha një grua.

“Mbi 10 a 15 vjet që është në këtë gjendje”, shtoi ajo.

“Këtu vijnë maune të mëdhaja, sa rregullohet një rrugë prishet një tjetër.”

Kjo rrugë është fare pranë spitalit të qytetit bregdetar, prandaj sipas banorëve duhet të ishte rregulluar me kohë.

“Pavarësisht se është rrugë dytësore, shkon në urgjencë, gjithë këto familjarë që janë këtu. Nuk është normale”, u shpreh një qytetar.

“Tani kalova andej unë që mora pensionin, nuk kalohet fare andej nga rruga dytësore që shkon të spitali. Atje duhet të jetë e shtruar, se aty është dhe urgjenca”, tha një tjetër qytetar.

Ankesat e tyre i kanë ngritur edhe tek institucioni vendor.

“Sa herë bëhen zgjedhje bëjnë zotime, por nuk bëjnë asgjë”, tha një grua.

“Ne jemi ankuar, lëre që sa mezi na pritën, por asnjë reagim nga bashkia s’kemi”, tha një burrë.

“Nuk kanë vënë dorë fare tek këto rrugët dytësore. Jemi ankuar dhe asnjë se vë ujin në zjarr. Nuk ka asnjë lloj interesimi.”

Pyetje: Ju kanë thënë gjë që do të vijnë ta rregullojnë?

“Po, po e gjë jo. Lekët i fusin në thes për vete.”

Në fund të këtij muaji pritet të miratohet buxheti për vitin e ardhshëm, prandaj banorët kanë një thirrje.

“Kam një thirrje. Të vijnë ata të pushtetit vendor, t’i shikojnë në çfarë gjendje janë rrugët dhe të merren me shtrimin e tyre. Jo t’i hedhin një shtresë zhavorr a zift dhe kur ka ujë ajo ngrehet e gjitha dhe prishet”, tha një burrë.

Përveç rrugëve në gjendje të degraduar, ky komunitet banorësh, që i përket lagjes nr.8, vuan mungesën e ndriçimit publik.

Pagues të rregullt të taksave, qytetarët kërkojnë që ato t’u kthehen në shërbime.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?