Rrugët që i çojnë kandidatët drejt fitores
Shtetet më të rëndësishme që kanë mbetur në garë janë Miçigani, Pensilvania, Nevada, Karolina e Veriut dhe Xhorxhia.
Uiskonsin iu shkoi Demokratëve, ndaj nëse Biden fiton Nevadën dhe Miçiganin, ai do të kapte votën elektorale që është e nevojshme për të pretenduar Shtëpinë e Bardhë.
Ish zv-presidenti ka një avantazh shumë të ngushtë kundër Trump në Miçigan, por stafi elektoral i presidentit ka ngritur një padi për të “pezulluar votimet” në këtë shtet.
Mendohet që Nevada do të përditësojë shifrat e votimeve nesër në mëngjes.
Nga ana tjetër, Xhorxhia është ende e “luhatur”. Teksa në fillim u duk sikur do të fitonte Trump, ky i fundit ka tashmë një avantazh shumë të vogël ndërsa janë numëruar 94 për qind e votave.
Nëse Biden fiton në Xhorxhia atij do i duhej të fitonte vetëm në një prej shteteve të Miduestit.
Fitorja në Pensilvani e të paktën tri shtete të tjera do të ishte rruga më e lehtë drejt fitores për Trump. Nëse ai nuk fiton tek këto të fundit, atij do i duhet të fitojë të katërta shtetet që kanë mbetur për të arritur 270 vota.
Lexoni gjithashtu
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania