Rrumbullaku,marrëveshjen me Malin e Zi: Të gatshëm të luftojmë krimin ndërkufitar

14 Qershor 2023 | 17:30

Me rastin e vizitës në Policinë malazeze, delegacioni i Policisë i Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm z. Muhamet Rrumbullaku, u prit nga drejtori Nikola Terzić dhe nga bashkëpunëtorët e tij.

Takimi i zyrtarëve në nivel ndërkombëtar daton qё në vitin 2012 dhe ky lloj bashkëpunimi mes Malit të Zi dhe Shqipërisë zhvillohet çdo vit.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të protokollit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy policive dhe gatishmërinë për forcimin e këtij bashkëpunimi edhe gjatë sezonit turistik, ashtu siç është bashkëpunuar edhe në fusha me interes të përbashkët.

“Angazhimi i oficerёve të Policisë shqiptare në bregdetin malazez do të kontribuojë ndjeshëm, jo vetëm që qytetarët shqiptarë të ndihen më të sigurtë, por edhe malazezët dhe qytetarët e vendeve të tjera që qëndrojnë në Mal të Zi gjatë sezonit turistik”, u shpreh ai.

Nikola Terzić shprehu kënaqësinë e veçantë për aktivitetet e realizuara me sukses në luftën kundër kontrabandës së drogës, që janë implementuar me sukses në periudhat e mёparshme. “Policia malazeze mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, sepse vetëm me veprim të përbashkët dhe me shkëmbim të informacionit operativ, lufta kundër grupeve të organizuara kriminale mund të arrijë rezultate konkrete”, u shpreh ai.

Ky takim ishte një mundësi për z. Terzić dhe për z. Rumbullaku, që të diskutonin për disa tema dhe ndër të tjera për çështje të bashkëpunimit konkret në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës, emigracionit tё paligjshёm dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Fushat në të cilat Policia e Malit të Zi dhe ajo e Shqipërisë bashkëpunojnë janë të shumta dhe u ra dakord që në periudhën e ardhshme të zhvillohen takime operative të dy shërbimeve policore, me synim realizimin e aktiviteteve konkrete në fushën e luftës kundër kontrabandës dhe emigracionit tё paligjshёm.

Dy drejtorët ranë dakord se shërbimet e zbatimit të ligjit të Malit të Zi dhe të Shqipërisë janë të gatshme për të përballuar të gjitha format e krimit të organizuar dhe krimit ndërkufitar.

Pas nënshkrimit të protokollit për punën gjatë sezonit turistik, anëtarët e të dyja delegacioneve policore patën një drekë pune me Ministrin e Brendshёm Filip Adzić.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve ka folur lidhur me kërkesën e tyre për zhvillimin...
11:29 | 25/06/2026

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në superstradën Laç-Lezhë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip...
11:11 | 25/06/2026

Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka reaguar sërish në rrjetet sociale teksa ka folur për protestuesit. Rama shkruan se nuk merret me protestuesit por...
11:06 | 25/06/2026