Rubio bisedon për luftën në Ukrainë me homologët evropianë

26 Gusht 2025 | 09:17

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi një bisedë me homologët e tij evropianë në lidhje me përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit të hënën vonë.

Rubio bisedoi me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andrii Sybiha, ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit në një deklaratë.

Ministri ukrainas Sybiha tha se Ukraina është mirënjohëse ndaj Rubios për përpjekjet e tij dhe ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, për “udhëheqjen e tij drejt arritjes së paqes”.

Ai shtoi se garancitë e sigurisë për Ukrainën janë thelbësore.

“Unë përsërita qëndrimin e Ukrainës se garancitë e sigurisë duhet të jenë konkrete, juridikisht detyruese dhe efektive. Ato duhet të jenë shumëdimensionale, duke përfshirë nivele ushtarake, diplomatike, juridike dhe të tjera”, shkroi Sybiha në X.

“Të gjithë ndajmë bindjen se ushtria ukrainase është niveli themelor i çdo garancie të tillë, prandaj forcimi maksimal i saj është prioriteti ynë kryesor”, shtoi ai.

Trump, pas takimeve të ndara me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe më vonë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe me liderët evropianë, i ka kërkuar Rubios të udhëheqë bisedimet për ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026

Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mbajti një fjalim emocionues lamtumire në Dhomën e Komunave, duke konfirmuar se po i jep fund karrierës së tij...
17:12 | 15/07/2026