Vrasja e 5 gazetarëve nga Izraeli, reagon Benjamin Netanyahu
Benjamin Netanyahu kryeministri i Izraelit ka shprehur falje për sulmet e ushtrisë në Spitalin Nasser në Khan Younis në Gaza këtë mëngjes, të cilat vranë 20 palestinezë, përfshirë pesë gazetarë.
Zyra e Benjamin Netanyahut në një deklaratë shpreh “trishtim të thellë” për “aksidentin tragjik” siç e karakterizon atë, ndërsa deklaron se një hetim i plotë është duke u zhvilluar.
“Izraeli shpreh keqardhje të thellë për aksidentin tragjik që ndodhi sot në Spitalin Nasser në Gaza. Izraeli vlerëson punën e gazetarëve, personelit mjekësor dhe të gjithë civilëve. Autoritetet ushtarake po kryejnë një hetim të plotë”, thuhet në një deklaratë në anglisht të postuar në llogarinë e kryeministrit izraelit në X.
“Lufta jonë është kundër terroristëve të Hamasit. Synimet tona të drejta janë mposhtja e Hamasit dhe kthimi i pengjeve tona në shtëpitë e tyre”, shtoi ai në deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu: Izraeli mund të tërhiqet nga Libani, nëse Hezbollahu çarmatoset
Rivali i Netanyahut ofron armëpushim politik për të ndihmuar pengjet në Gaza
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat