Rubio: Ditët e ardhshme do të tregojnë nëse Putini është serioz për paqen
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha të dielën se në ditët e ardhshme do të përcaktohet se sa serioz është presidenti rus Vladimir Putin për paqen në Ukrainë, ndërsa zyrtarët amerikanë nisen për në Arabinë Saudite për takime me zyrtarët rusë.
Kryediplomati i Amerikës hodhi poshtë gjithashtu shqetësimet evropiane se janë përjashtuar nga bisedimet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke thënë në një intervistë me CBS se procesi i negociatave është ende në fazat paraprake.
Më herët, zyrtarët amerikanë u kishin dorëzuar zyrtarëve evropianë një pyetësor ku ndër të tjera kërkonin të dinin ndër të tjera, se me sa trupa mund të kontribuonin për zbatimin e një marrëveshjeje paqeje.
Por asnjë aleat evropian nuk ishte ftuar në Arabinë Saudite, ku zyrtarët rusë dhe amerikanë pritet të nisin bisedimet në fillim të javës lidhur me rrugët për përfundimin e luftës në Ukrainë.
“Presidenti Trump bisdeoi me Vladimir Putinin javën e kaluar dhe Vladimir Putin u shpreh i interesuar për paqen, ndërsa presidenti shprehu dëshirën e tij që t’i jepet fund konfliktit në një mënyrë të qëndrueshme dhe që ruan sovranitetin ukrainas. Natyrisht kjo duhet të pasohet me veprime konkrete, kështu që javët dhe ditët e ardhshme do të përcaktojnë nëse është diçka serioze apo jo. Në fund të fundit, një telefonatë nuk sjell paqen”, tha Rubio.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut