Rubio me delegacionin ukrainas: Shpresoj se Rusia do t’i thotë po armëpushimit
Pas takimit mes delegacioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës ditën e sotme në Arabinë Saudite, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të të dyja palëve, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio është pyetur lidhur me qëndrimin e Rusisë në këto çështje apo për një afat të caktuar të armëpushimit nëse realizohet.
Rubio është shprehur se shpreson që Rusia të jetë pro armëpushimit.
“Ukraina është gati të ndalojë të shtënat dhe të fillojë të flasë”. Shpresoj se Rusia do t’i thotë po armëpushimit, por nëse ata thonë jo atëherë për fat të keq do ta dimë se cili është pengesa për paqen këtu. Presidenti ka qenë i qartë se dëshiron që të shtënat dhe vdekja të ndalen” tha Rubio.
I pyetur për afatin, Rubio thotë se shpresojnë ta arrijnë atë sa më shpejt të jetë e mundur.
Nga ana tjetër, Ukraina thotë gjithashtu se është e gatshme të pranojë një propozim të SHBA-së për një armëpushim 30-ditor me Rusinë, pas bisedimeve në Arabinë Saudite.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?