Rudina Hajdari u jep fund pikëpyetjeve: Në zgjedhjet e 25 prillit do garoj
Deputetja, Rudina Hajdari u jep fund dilemave duke deklaruar se, ajo do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme duke garuar me partinë politike ‘Nisma’. Znj. Hajdari sqaroi se, mbetet për t’u diskutuar se cilat prej figurave të shoqërisë civile do të përfshihen.
“Padyshim që do të marrim pjesë, do të jemi me një lëvizje të re dhe kjo lëvizje të re tashmë e ka emrin e saj dhe e ka emrin ‘Nisma’. Në çdo qytet që kemi vajtur dhe kemi takuar njerëz kanë treguar shumë interes dhe ky shpërthim mediatik që krijoi janë e fundit na ndihmoi në mënyrën sesi reaguan njerëzit. Njerëzit janë të lodhur duke votuar 3-4 njerëz dhe tani duan diçka të re”, deklaroi deputetja.
Znj. Hajdari sqaroi më tej se, shoqëria civile “Nisma Thurrje” është diçka tjetër nga partia politike “Nisma”.
“Nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Mbetet për tu caktuar në të ardhmen se cili prej tyre do të angazhohet dhe të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme. Ka pasur goxha kureshtje për mënyrë se si do të funksionojë”, theksoi znj. Hajdari.
Pak ditë më parë, pati një çarje mes marrëdhënies së Rudina Hajdarit dhe disa prej drejtuesve të ‘Nismës Thurje’, pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor. Sipas Pano Soko fakti që nuk pati zgjedhje të listave të kandidatëve ata nuk mund të garojnë në zgjedhje pasi ishte konceptuar tjetër garë brenda vetë partisë.
Intervista e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Nisma ‘Thurje’ largon Rudina Hajdarin, Pano Soko: Nuk do të kthehemi në parti politike
Kush e largoi Rudina Hajdarin nga Nisma Thurje? Endri Shabani tregon të vërtetën e tij
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:17 Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori
- 14:09 Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik
- 14:08 Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin
- 13:51 Trump i vendosur: Takimi me Iranin do të zhvillohet në Doha të martën
- 13:50 Machado njofton kthimin e saj në Venezuelë pas tërmetit: Është detyra ime
- 13:40 Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës