Rumania ngre avionët pasi iu shkel hapësira ajrore gjatë një sulmi rus në Ukrainë
Rumania i ngriti avionët luftarakë të mërkurën pasi një dron shkeli hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi rus kundër infrastrukturës ukrainase pranë kufirit, tha Ministria rumune e Mbrojtjes.
Rumania, shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, e ndan një kufi prej 650 kilometrave me Ukrainën.
Pjesë të dronëve të shkatërruar rusë kanë rënë disa herë në tokën rumune, pasi Moska sulmon infrastrukturën e portit ukrainas përgjatë lumit Danub, përballë Rumanisë.
Ministria tha se radari së pari kapi sinjalin e një droni 8 kilometra brenda hapësirës ajrore kombëtare, pranë dy fshatrave në qarkun Tulcea.
Sinjali i dronit u zhduk nga radari para se të rishfaqej herë pas here për 12 minuta pranë fshatrave në qarkun Galati, shtoi ajo.
Rumania ngriti dy avionë Eurofighter – pjesë e misioneve gjermane të kontrollit ajror në Rumani – dhe më pas dy avionë luftarakë rumunë F-16, si dhe paralajmëroi qytetarët në qarqet juglindore Tulcea dhe Galati që të kërkonin strehim, tha Ministria.
Ministria shtoi se nuk ka marrë njoftime për dronë që kishin goditur tokën brenda Rumanisë.
Polonia, vend anëtar i NATO-s që kufizohet me Ukrainën perëndimore, i mbylli shkurtimisht aeroportet Rzeszov dhe Lublin në juglindje të vendit dhe ngriti avionë polakë dhe aleatë si masë paraprake për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore.
Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh
Austri, Partia Komuniste fiton zgjedhjet lokale në Graz
- 10:51 “Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato apel magjistratëve të rinj: Duhet ndryshim mendësie në institucionet e drejtësisë
- 10:46 Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
- 10:42 Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
- 10:39 Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh
- 10:36 Skandali i Kepit të Gjelbër, kapiteni i kombëtares së futbollit akuzohet për përdhunimin e përkthyeses braziliane
- 10:35 Shoferi shqiptar përplas për vdekje efektivin e policisë në Kosovë