Rumania, shembulli ekselent për Tao-n dhe Tao-t!

7 Tetor 2020 | 12:08

Meqenëse Tao & co duan një shembull nga një  vend i BE dhe anëtar i NATO-s, se si Presidenti ngrihet në lartësinë e misionit të mbrojtjes së Kushtetutës dhe sundimit të ligjit duke u përballur me qeverinë e kapur nga krimi, atëherë po i japim Rumaninë.

Për Tao-n është edhe më e lehtë falë rumunçes, që e njeh jo vetëm se i duhej për shkolle, por edhe për të tjera….punë!

Tre vjet me parë Presidenti Iohannis në krye të dhjetëra mijëra qytetarëve rumunë deklaronte:

“Një bandë politikanësh me probleme kriminale dëshiron të ndryshojë ligjin në Rumani dhe të dobësojë sundimin e ligjit. Kjo nuk mund të lejohet. Eshtë e papranueshme të ndryshohet legjislacioni në mënyrë që dhjetëra apo qindra politikanë me probleme ligjore të pastrojnë të dhënat penale dhe të vazhdojnë veprimet e tyre të gabuara. Rumunët janë indinjuar me të drejtë,” hoshte Iohannis në shesh.

Liviu Dragnea në atë kohë kryetar i partisë në pushtet dhe njëherazi kryetar i Parlamentit rumun deklaroi për veprimet e presidentit Iohannis se:

“një fillim grushti shteti. Presidenti ishte jashtë ligjit sot, duke synuar avantazhe politike personale dhe duke kërkuar shmangie kushtetuese”.

Populli rumun qe e kishte votuar ne mandatin e pare Presidentin me 53% te votave e votoi ne mandatin e dyte me 66% te votave sepse Presidenti Iohannis u vu ne krah te popullit dhe Kushtetutës.

Ja në Foto Presidenti Iohannis në mes të mijëra protestuesve.

go copy

Mendimet në rubrikën Këndvështrime i përkasin autorit dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me ato të Euronews Albania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026