Rumania u godit me dron rus, reagon Kreu i NATO-s: Jemi gati të mbrojmë çdo centimetër

29 Maj 2026 | 10:59

Një dron rus ka goditur një bllok apartamentesh në qytetin Galați në Rumani, duke shkaktuar zjarr në katin e 10-të të ndërtesës dhe duke plagosur dy persona.

Ngjarja ndodhi pranë kufirit lindor të Rumanisë me Ukraine dhe Moldavinë, një zonë që shpesh është prekur nga sulme ajrore gjatë luftës në Ukrainë.

Presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, e cilësoi incidentin si “më seriozin që ka prekur territorin rumun që nga fillimi i luftës së agresionit rus kundër Ukrainës”, duke thirrur menjëherë Këshillin Suprem të Mbrojtjes Kombëtare.

Ndërkohë NATO e dënoi incidentin si një akt të “pakujdesshëm”, ndërsa theksoi nevojën për forcim të mbrojtjes ajrore në rajon.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka dënuar “sjelljen e pamatur të Rusisë” si një rrezik për të gjithë anëtarëte aleancës.

Rutte thotë se e ka siguruar Presidentin rumun Nicuşor Dan se NATO “është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit aleat”.

Ai shton në një postim në X se “Rusia vazhdon të sulmojë civilët dhe infrastrukturën civile në të gjithë Ukrainën dhe mbrëmë tregoi edhe një herë se implikimet e luftës së tyre të paligjshme të agresionit nuk ndalen në kufi”.

Rutte thotë se NATO do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen e saj dhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën kundër agresionit të Rusisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit

Në Paris është dhënë alarmi, përpara ndeshjes midis Francës dhe Marokut (9/7-23:00) në Boston, për çerekfinalet e Kupës së Botës 2026.  Sipas raportimeve të medias, policia e Parisit po përgatitet...
20:31 | 09/07/2026

Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë

Autoritetet europiane kanë sekuestruar 20 milionë cigare dhe 38.4 ton gjethe e duhan të prerë, duke goditur dy rrjete ndërkombëtare kriminale me bazë në Spanjë....
20:16 | 09/07/2026

Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Republikën Çeke dhe Sllovakinë, sipas Institutit Sizmik Evropian-Mesdhetar. Tërmeti ndodhi rreth 14 kilometra larg...
20:12 | 09/07/2026