‘Rusët na mbyllën në qeli’, ukrainasit rrëfejnë orët e tmerrit dhe sesi u torturuan

19 Shtator 2022 | 10:10

Pas largimit nga spitali ku po trajtohet, Mykhailo u tregon rrugën gazetarëve dhe prokurorit drejt një stacioni policie në Izyum, një qytet i çliruar së fundmi nga forcat ukrainase dhe ku u gjet një varr masiv me më shumë se 400 kufoma.

67-vjeçari, Mykhailo shpjegon se si u mbajt rob nga forcat ruse gjatë 12 ditëve për t’u marrë në pyetje. Ai rrëfen për torturat e tij duke përshkruar edhe qelinë ku qëndroi.

“ Unë isha në këtë qeli, dritaret ishin të mbyllura me rroba, kjo është pjesë nga xhaketa ime. Edhe tasi i verdhë ishte tasi im,. Po, po kjo ishte qelia ime”, tha ai.

Ai tregon sesi torturohej.

“I gjuanin krahun lart me shufër metalike. Ishte një dhomë e veçantë, nuk mund të them saktësisht se ku ishte, e kam kokën e turbullt. Po dëgjoja të bërtitura, rriheshin kudo edhe në qelinë krah meje, edhe në qelinë tonë. Një grua në atë anë andej bërtiste shumë”, theksoi ai.

Mykhailo, siç bënin të burgosurit e tjerë, numëronte ditët në robëri. Pasi u lirua, ai u dërgua në spital. 67-vjeçari iu nënshtrua një operacioni sepse krahu ishte i thyer.

Në Izyum, si dhe në qytete të tjera lindore të Ukrainës si Kupiansk apo Balakliya, të cilat së fundmi janë ripushtuar nga forcat ukrainase, historitë e ndalimeve arbitrare dhe torturave nga pushtuesit po dalin në dritë dita-ditës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane

Zyra e Prokurorit Evropian në Athinë ka ngritur akuza ndaj 22 të dyshuarve, përfshirë 4 deputetë, figura politike dhe ish-zyrtarë, në kuadër të një hetimi...
21:34 | 16/07/2026

Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978

Ministria e jashtme e Nikaraguasëka njoftuar këtë të enjte ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Italinë për shkak të vrasjes në vitin 1978 të një ish-kryeministri...
20:12 | 16/07/2026

43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg

32 persona, përfshirë ish-drejtorin ekzekutiv të operatorit të autostradave të Italisë, janë dënuar për shembjen e një ure në Gjenova në vitin 2018, në të...
18:50 | 16/07/2026