Rusët përballen me valën më të madhe të nxehtësisë në njëqind vitet e fundit
Rusët janë duke u përballur me të nxehtin më të madh në njëqind vjetët e fundit, pasi temperaturat arritën 35 gradë nëpër disa qytete të enjten. Në Moskë u thye një rekord i vitit 1917.
Në Moskë, ku temperaturat ranë minus 40 gradë dimrin e kaluar, më 3 korrik temperaturat u rritën në 32.7 gradë, duke e thyer një rekord të vitit 1917 për atë ditë për gjysmë grade, tha qendra meteorologjike FOBOS.
Rekordet u thyen nga bregdeti rus në Paqësor dhe nga pjesët e Siberisë dhe ato evropiane të Rusisë, tha FOBOS.
Moti i nxehtë i ka rritur shumë kërkesat për kondicionerë ajri dhe ventilatorë. Në Moskë, qytetarët porositën sasi rekorde të akulloreve e pijeve alkoolike të ftohta. Udhëtarëve në metro dhe në shumë trena u është dhënë ujë.
Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, u bëri thirrje qytetarëve të zonës metropolitane të Moskës, e cila ka një popullsi prej rreth 20 milionë banorësh, të jenë të kujdesshëm dhe të mos dalin jashtë në kohët e nxehta të ditës.
“Gjatë ditës, temperatura e ajrit do ta tejkalojë normën klimatike dhe do të rritet përsëri në 30 gradë”, tha Sobaynin.
Për të premten, meteorologët në Rusi parashikuan stuhi dhe breshër të mundshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë