Rusi-Kinë forcojnë lidhjet, Putin pret ministrin e Jashtëm kinez
Presidenti rus, Vladimir Putin priti paraditen e së mërkurës ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, të cilit i shprehu qëndrimin e tij se, marrëdhëniet mes Moskës dhe Pekinit po shënojnë një gur të ri kilometrik.
“Marrëdhëniet ruso-kineze po zhvillohen sipas planeve të hartuara vite më parë. Çdo gjë po lëviz në drejtimin e duhur. Me pak fjalë, po arrijmë një gur të ri kilometrik”, deklaroi Putin gjatë takimit në selinë e Kremlinit.
Lideri rus shprehu shqetësimin e tij se marrëdhëniet ndërkombëtare në ditët e sotme janë komplekse dhe se nuk janë përmirësuar që nga rënia e sistemit bipolar. “Përkundrazi, ato janë bërë më të tensionuara”, tha Putin gjatë takimit.
Presidenti rus vlerësoi më tej se bashkëpunimi në arenën ndërkombëtare mes Federatës Ruse dhe Republikës Popullore Kineze është shumë i rëndësishëm për stabilizimin e situatës ndërkombëtare.
Nga ana e tij, shefi i diplomacisë kineze theksoi se, Kina mbetet e angazhuar për të zhvilluar marrëdhëniet me Rusinë pavarësisht situatës së paqëndrueshme në botë dhe pret të nënshkruajë marrëveshje të reja me Moskën.
Udhëtimi i ministrit Wang Ji në Rusi është ndjekur nga afër nga vendet perëndimore, nisur nga shqetësimi se lidhja e ngushtë mes dy vendeve mund të ndikojë në luftën në Ukrainë.
Edhe pse Kina pretendon se është neutrale ndaj agresionit rus të Ukrainës, deri më sot ajo ka refuzuar të dënojë veprimet e Moskës dhe ka përsëritur linjën e Kremlinit që fajëson NATO-n për fillimin e konfliktit.
LEXONI GJITHASHTU
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia