Rusia arreston shtetasin amerikan, dyshohej se posedonte drogë
Një gjykatë ruse njoftoi të martën se e ka paraburgosur një shtetas amerikan për gjoja posedim të drogës, një akuzë e dënueshme me deri në 20 vjet burgim.
Gjykata e Qarkut të Moskës, Ostankino, tha se Robert Romanov Woodland u dërgua në paraburgim më 6 janar dhe se do të mbahet atje deri më 5 mars, nën akuzat për “përvetësim apo posedim të jashtëligjshëm të drogës”.
Portali rus Mash raportoi se Woodland, 32 vjeç, akuzohet me tentim për prodhim të madh dhe shitje të drogave të jashtëligjshme.
Ai u arrestua më 5 janar, sipas portalit rus.
Sipas një llogarie në Facebook me emrin e Robert Woodlandit, ai ka qenë mësimdhënës i gjuhës angleze në Rusi dhe jetonte në afërsi të Moskës.
Duket se ai zotëronte pasaportë ruse dhe amerikane. Reuters raportoi se nuk ka qenë e mundur që ai të kontaktohet menjëherë në burgun rus.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulmet ruse vrasin katër persona në Ukrainë, mes të plagosurve edhe fëmijë
Ushtria izraelite shkatërron tunelin e Hezbollahut në Libanin jugor dy ditë pas marrëveshjes (VIDEO)
Venezuelë, babë e bir nxirren të gjallë nga rrënoja 4 ditë pas tërmetit vdekjeprurës
- 09:11 Sulmet ruse vrasin katër persona në Ukrainë, mes të plagosurve edhe fëmijë
- 08:59 Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën
- 08:48 Gol në minutat e fundit, Eustaquio kualifikon Kanadanë përballë Afrikës së Jugut
- 08:48 Ushtria izraelite shkatërron tunelin e Hezbollahut në Libanin jugor dy ditë pas marrëveshjes (VIDEO)
- 08:45 Venezuelë, babë e bir nxirren të gjallë nga rrënoja 4 ditë pas tërmetit vdekjeprurës
- 08:39 Këmbimi valutor 29 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore