Rusia ‘asfikson’ Gjermaninë, hapat ekstreme që janë marrë deri tani

29 Korrik 2022 | 18:12

Duket e pabesueshme po ta dëgjoje disa vite më parë por sot, gjermanët po përballen me kushte që të kujtojnë mesjetën.

Familjet evropiane po vuanin mjaftueshëm nga çmimet e larta të energjisë, tani atyre do t’i duhet të përballen me masa edhe më shtrënguese që Gjermania ka nisur t’i implementojë prej kohësh – teksa Rusia i mbyll rubinetin gazsjellësit Nord Stream 1.

Qytetet gjermane janë zhytur në errësirë duke hequr edhe ujin e ngrohtë dhe ngrohjen qendrore nga ndërtesat publike.

Gjithashtu, ndriçimi i është hequr edhe monumenteve në rrugët dhe bulevardet kryesore.

Berlini ka zhytur në errësirë 200 monumente dhe ndërtesa historike e bashkiake si Katedrale, Pallatin Charlottenburg etj.

Hanoveri gjithashtu ka ndaluar ujin e ngrohtë në ndërtesa publike, pishina, palestra si dhe fikur dritat nëpër muze dhe mbyllur të gjithë shatërvanët.

Kondicionerët e lëvizshëm dhe ngrohëset me helikë tashmë janë ndaluar nga ndërtesat publike ndërsa ngrohja do të lejohet nga tetori në mars me një temperaturë që nuk i kalon 20 C.

Qytete të tjera po fikin dritat e rrugëve, si Weimar, Mainz që po i ndezin ato vetëm 50% të kohës, ndërsa në Augsburg po konsiderohet të mbyllen disa semaforë.

Familjet gjermane janë paralajmëruar për çmime shumë të larta energjie ndërsa britanikët shohin me frikë një të ardhme të ngjashme edhe për ta.

Këto masa vijnë në një kohë kur Gazprom – furnizuesi kryesor i shtetit rus – ka ndaluar furnizimin në gazsjellësin në Nord Strem 1.

Ndërkohë britanikët janë të shqetësuar që shumë shpejt mund t’i duhet të ndjekin të njëjtët hapa pasi kosto e energjisë po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026

41.5 gradë Celsius, Gjermania regjistron temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave

Gjermania ka regjistruar një rekord të ri temperaturash këtë të shtunë vetëm një ditë pasi regjistroi ditën e saj më të nxehtë ndonjëherë. Shërbimi Meteorologjik...
17:45 | 27/06/2026