Rusia bëhet shteti i parë që njeh qeverinë talebane të Afganistanit
Rusia është bërë vendi i parë që ka njohur zyrtarisht sundimin e talebanëve në Afganistan, duke i dhënë një mbështetje të fortë qeverisë së Emiratit Islamik të Afganistanit.
Ministri i Jashtëm i Afganistanit, Amir Khan Muttaqi, e quajti këtë një vendim “të guximshëm”, ndërsa shprehu besimin se kjo do të hapte një “fazë të re të marrëdhënieve pozitive dhe të ndërsjellta” mes dy vendeve.
Vendimi i Rusisë u bë i njohur gjatë një takimi të zhvilluar në Kabul, ku Ambasadori i Rusisë në Afganistan, Dmitry Zhirnov, i dorëzoi Ministrit Muttaqi një notë diplomatike që konfirmonte njohjen e qeverisë talebane. Në këtë takim, Muttaqi theksoi se ky akt do të shërbente si një shembull për vendet e tjera, duke inkurajuar njohjen dhe angazhimin ndërkombëtar me talebanët.
Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme ruse tha se ky hap i mundëson zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis dy shteteve, veçanërisht në fushat e energjisë, transportit, bujqësisë dhe infrastrukturës. Po ashtu, Rusia shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e Kabulit në luftën kundër kërcënimeve të terrorizmit dhe trafikimit të drogës.
Rusia ishte një nga vendet e pakta që nuk e mbylli ambasadën e saj në Kabul gjatë rikthimit të talebanëve në pushtet në vitin 2021 dhe ka vazhduar të mbajë një linjë më të hapur për bashkëpunimin me ta. Ajo ishte gjithashtu vendi i parë që nënshkroi një marrëveshje ekonomike ndërkombëtare me talebanët në vitin 2022, duke siguruar furnizimin e Afganistanit me naftë, gaz dhe grurë.
Në prill të këtij viti, talebanët u hoqën nga lista e organizatave terroriste të Rusisë, një hap tjetër që ka hapur rrugën për krijimin e një “partneriteti të plotë” mes dy shteteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit