Rusia dënon gazetarin e “Wall Street Journal” me 16 vjet burg

19 Korrik 2024 | 14:46

Një gjykatë ruse ka dënuar gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, me 16 vjet burgim. Gazetari amerikan u gjet fajtor për akuzën për spiunazh, që ai, Qeveria amerikane dhe media ku punon vazhdimisht e kanë mohuar.

Më herët gjatë 19 korrikut, prokurorët rusë kërkuar që gazetari i burgosur amerikan, Evan Gershkovich të dënohet me 18 vjet burgim.

Qeveria amerikane dhe gazeta për të cilën ka punuar Gershkovich, e përditshmja amerikane, Wall Street Journal, e kanë quajtur ndalimin e tij si të motivuar politikisht dhe kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Një gjykatë ruse të premten zhvilloi seancën përmbyllëse për rastin e gazetarit, i cili po mbahet në burgun rus prej vitit të kaluar.

Procesi gjyqësor është mbajtur me dyer të mbyllura në Jekaterinburg, ku edhe është ndaluar Gershkovich.

Ai është arrestuar më 29 mars 2023, sa ka qenë në një udhëtim pune, dhe është akuzuar se ka tentuar të mbledhë sekrete ushtarake për t’ia dhënë Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në SHBA.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë godet ishullin Kyushu në Japoni, lëshohet paralajmërim për cunami

Një tërmet goditi ishullin japonez të Kyushu të martën në mëngjes, raportoi Reuters, duke cituar institutin NIED. Vlerësimet fillestare e vlerësuan tërmetin me magnitudë 7.1...
09:47 | 28/07/2026

SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një rishikim të pranisë së tyre ushtarake në Evropë, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka sulmuar vazhdimisht aleatët evropianë...
09:32 | 28/07/2026

Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara

Regjistrimet audio që Joe Biden luftoi për vite me radhë që t’i mbante private, në të cilat ai pranon se zotëronte materiale të klasifikuara pasi...
09:27 | 28/07/2026