Rusia pretendon se ka pushtuar edhe një vendbanim në Ukrainë

14 Korrik 2024 | 16:53

Trupat ruse kanë pushtuar një fshat të vogël në juglindje të Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes, duke vënë në pah përparimin që forcat ruse po vazhdojnë të bëjnë kundër forcave ukrainase.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë reaguar menjëherë për pretendimin e Rusisë se ka marrë nën kontroll fshatin Urozhajne, që është një prej disa vendbanimeve që gjenden përgjatë lumit Morij Jali në perëndim të qytetit të Donjeckut.

Ky përparim është një prej shumë përparimeve që forcat ruse kanë bërë përgjatë vijës së frontit të gjatë 1.200 kilometra, teksa trupat ukrainase po përballen me vështirësi për të zmbrapsur ushtarët rusë.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe aktualisht luftimet më të ashpra po zhvillohen afër qytetit të minierave, Toretsk, në veri të Donjeckut dhe në Çasiv Jar, që gjendet më në veri shkruan REL.

Pasi Rusia nisi një ofensivë në rajonin e Harkivit në maj të këtij viti, Ukraina u detyrua të dislokonte më shumë njësi ushtarake për të stabilizuar mbrojtjen e saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026