Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës

15 Janar 2025 | 13:29
Ministria ruse e mbrojtjes njofton se Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer nga 25 robër lufte secili.
Në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, 25 të burgosur rusë janë dërguar në Bjellorusi, ku do të kalojnë një vlerësim mjekësor dhe më pas do të kthehen në Moskë.
Nuk është e qartë ende se ku ndodhen të burgosurit ukrainas, pasi nuk ka pasur një konfirmim të zyrtarizuar nga autoritetet në Kiev.
“Si rezultat i procesit të negociatave, 25 ushtaraë rusë u kthyen nga territori i kontrolluar nga regjimi i Kievit. Në këmbim, 25 ushtarakë ukrainas u dorëzuan”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në Telegram.
Në dhjetor, Rusia dhe Ukraina shkëmbyen më shumë se 300 robër lufte në një shkëmbim të ndërmjetësuar gjithashtu nga Emiratet e Bashkuara Arabe përpara natës së Vitit të Ri. Gjithsej ka pasur 60 shkëmbime të ndryshme të burgosurish që nga fillimi i luftës në shkurt 2022.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026