“Rusia do ta testojë NATO-n”, eksperti tregon shtetin të cilin mund të godasë Moska
Duke komentuar deklaratën e shefit të NATO-s, Rutte, se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për një përballje të drejtpërdrejtë me aleancën perëndimore brenda pesë viteve të ardhshme, eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ledion Krisafi u shpreh në emisionin “NOW me Erla Mëhillin” që ky rrezik është real.
Ai dha një shembull konkret, ku tha se Rusia mund të futet në një vend të NATO-s si provë për të parë reagimin e aleancës. Ai iu referua Estonisë, ku tha se Rusia mund të tentojë të pushtojë një zonë të saj dhe, me këtë rast, të testojë sa efektiv është Neni 5 i NATO-s për mbrojtjen kolektive.
“Në elitën politike dhe opinionin publik rus diskutohet shpesh ideja që, nëse ka sulme ndaj objekteve strategjike ruse, përgjigjja duhet të shkojë përtej Ukrainës — drejt vendeve anëtare të NATO-s. Rusia mund të përpiqet të bëjë një test, për të parë nëse NATO funksionon realisht. Në qarqet politike ruse ekziston bindja se Neni 5 i NATO-s, i cili garanton mbrojtje kolektive, nuk do të zbatohet në praktikë. Një skenar i mundshëm është ai i rajonit të Narvës, në Estoni, ku mbi 80% e popullsisë është ruse. Sipas këtij skenari, disa qindra ushtarë rusë mund të hyjnë papritur dhe të marrin kontrollin e Narvës, për të testuar reagimin e NATO-s”. tha ai.
Pavarësisht kundërshtimeve nga paneli në studio, ai e quajti të mundshëm këtë hap të Rusisë dhe shtoi se edhe vendet baltike po përgatiten me këtë ide.
“Pyetja është: çfarë do të bëjë NATO nëse përballet me një situatë të tillë? A do të hyjë në luftë me një fuqi bërthamore si Rusia? Nëse jo, atëherë struktura e NATO-s bie. Kjo është ajo që Rusia synon të testojë. Kam qenë vetë në vendet baltike dhe mund të them se rreziku është ndier realisht. Kjo është arsyeja pse shumë analistë në rajon e konsiderojnë këtë skenar të mundshëm dhe të rrezikshëm. Nëse NATO nuk reagon, atëherë nga këndvështrimi rus, struktura kolektive e mbrojtjes bie. Shenjat tregojnë që lufta në Ukrainë do të zgjasë gjatë dhe mund të dalë jashtë kontrollit, sidomos nëse Ukraina ndërmerr veprime strategjike si ato të muajit qershor, kur goditi objektiva të rëndësishme brenda territorit rus. Një përgjigje e mundshme ruse ndaj këtyre veprimeve mund të shënjestrojë edhe vende të NATO-s”, tha Krisafi.
LEXONI GJITHASHTU:
Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë
- 13:27 Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta
- 13:27 Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë