Peka: Rusia mund të përdorë sabotazhe, por jo një sulm ndaj NATO-s, e mbron SHBA-ja
Eksperti i sigurisë, Avenir Peka, foli në Euronews Albania lidhur me një rrezik të mundshëm nëse Rusia mund të sulmojë NATO-n.
I pyetur se a është rreziku rus real në këtë mes, Peka shprehet i bindur se nuk mund të ndodh diçka e tillë, dhe një ndër arsye është edhe mbrojtja që vjen nga SHBA-të, pasi kjo e fundit ka interesa qoftë gjeopolitike, qoftë gjeoekonomike ndaj NATO-s.
“Nëse mendohet që çizmet e ushtarëve rus do marshojnë në Berlin, në Romë dhe në Paris, nuk bën sens sepse ato nuk po marshojnë dot në Kiev. Nëse mendohet që do përdoren taktika për të sjellë një presion mbi aleancën e NATO-s, është e mundur pasi mund të bëhet me sabotazhe me luftë kibernetike. Një sulm direkt i Rusisë mbi NATO-n, nuk ka shans. Nuk mund të bësh test.
Nëse ka një sulm ndaj një vendi anëtar të NATO-s dhe nëse ty të bie neni 5, ty të bie e gjithë infrastruktura e sigurisë në botë, bie e NATO-s por bie edhe gatishmëria pastaj e çdo aleati të mundshëm të SHBA-ve për t’iu dalë nesër në krah SHBA-ve, qoftë me Kinën apo vendet e tjera, sepse SHBA-të e kanë aleancën me NATO-n por e kanë edhe me vendet e tjera, me Korenë e Jugut, me Japoninë, me Australinë, me Zelandën.
Edhe po të mos donte SHBA-ja të reagonte kundrejt një sulmi të mundshëm ndaj NATO-s, do ishte e detyruar të reagonte. Esenca e interesave gjeopolitike dhe gjeoekonomike të SHBA-ve është NATO-ja”, tha Avenir Peka.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në