‘Rusia harroi mësimet e Luftës së Dytë Botërore’, Zelenski reagon ndaj Lavrov
Rusia ka harruar të gjitha mësimet e Luftës së Dytë Botërore, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një fjalim mbrëmjen e së hënës.
Kjo deklaratë e Zelenskit erdhi pasi ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov pretendon se Adolf Hitler kishte gjak hebre, shkruan CNN.
“Një shtysë e tillë anti-semite nga ministri i tyre do të thotë se Rusia i ka harruar të gjitha mësimet e Luftës së Dytë Botërore. Ose ndoshta ata kurrë nuk i kanë studiuar ato mësime. Sigurisht që sot ka një skandal të madh në Izrael lidhur me këto fjalë. Megjithatë, askush nuk dëgjon kundërshtime apo justifikime nga Moska. Ka heshtje”, tha Zelenski.
Vërejtjet e Lavrov nxitën gjithashtu një përgjigje të furishme nga Izraeli, me Ministrin e Jashtëm izraelit Yair Lapid që i quajti ato të pafalshme, duke shtuar se “hebrenjtë nuk vranë veten në Holokaust”.
“Si mund të thuhet kjo në prag të përvjetorit të fitores ndaj nazizmit? Këto fjalë nënkuptojnë se kryediplomati rus po fajëson popullin hebre për krimet naziste. Pa fjalë”, u shpreh më tej tej Zelenski.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse për protestuesit (VIDEO)
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)