Rusia has në vështirësi që të shesë gazin e nxjerrë nga Arktiku

6 Shtator 2024 | 18:29

Rusia duket se po has në vështirësi të gjejë blerës për gazin e saj natyror të lëngshëm të nxjerrë nga Arktiku. Siç njofton korespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell problemet për këtë janë shkaktuar nga sanksionet që vendosi Perëndimi pas sulmit të Moskës ndaj Ukrainës në shkurtin e vitit 2022. Sanksionet e kanë detyruar Moskën të mbajë gazin në anije-cisterna në Detin Arktik.

Projekti gjigant i Rusisë ‘Arctic LNG 2’ në qytetin Murmansk do të fillonte punën me kapacitet të plotë në janar të këtij viti. Ai synonte të prodhonte pothuajse 20 milionë ton gaz natyror të lëngshëm çdo vit, duke i siguruar kështu miliarda dollarë kompanisë Novatek, që ka në pronësi centralin, si dhe Kremlinit.

Në vend të kësaj, Rusia duket se po has në vështirësi për të shitur gazin e lëngshëm. Ky është vlerësimi i analistit Tom Marzec-Manser i cili ka përdorur të dhënat satelitore për të vëzhguar lëvizjet e anijeve në këtë fabrikë.

“Deri më tani, ne jemi në dijeni të tre anijeve që janë ngarkuar nga firma ‘Arctic LNG 2’ në Siberi dhe të gjitha nuk kanë shkuar askund. Dy prej tyre u është dashur ta shkarkojnë ngarkesën në këtë platformë lundruese që Novatek-u i Rusisë e ka ankoruar afër Murmansk-ut. Kjo ka ndodhur para më shumë se një viti dhe nuk e ka përdorur atë kurrë më. Ajo është gjithashtu nën sanksione. Kjo po ndodh sepse nuk mund të gjejnë blerës”, thotë zoti Marzec-Manser.

Ai thotë se platforma lundruese, e quajtur Saam, do të mbushet shpejt nëse Rusia nuk mund të gjejë ndonjë blerës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026