Rusia hedh poshtë kërkesat e BE-së për vendosjen e kufizimeve ushtarake
Ndihmësi i presidentit rus, Yury Ushakov, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, lidhur me mundësinë e vendosjes së kufizimeve ndaj forcave të armatosura ruse në kuadër të negociatave për paqen në Ukrainë.
Në një intervistë për mediat ruse, Ushakov i cilësoi komentet e Kallas si “deklarata të nivelit të rrugës”, duke shtuar se ato nuk merren seriozisht nga Moska.
Deklaratat e Kallas u bënë përpara një takimi joformal të ministrave të jashtëm të BE-së në Qipro, ku ajo tha se Bashkimi Evropian do të kërkojë kufizime mbi aftësitë ushtarake të Rusisë nëse nisin negociatat për Ukrainën.
Megjithatë, Ushakov theksoi se Rusia vazhdon të shohë hapësirë për dialog me vendet evropiane dhe se ekzistojnë ende çështje për t’u diskutuar.
Duke folur për negociatat e mundshme me Ukrainën, ai deklaroi se Moska pret hapa konkretë nga pala ukrainase, duke shtuar se “ukrainasit e dinë çfarë duhet të bëjnë që negociatat të kenë sukses”.
Ai konfirmoi gjithashtu se Rusia ka përcjellë rekomandime ndaj SHBA-së lidhur me sulmet ruse ndaj objekteve ushtarako-industriale ukrainase në Kiev, por sipas tij, deri tani nuk ka pasur përgjigje nga Uashingtoni.
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit