Rusia intensifikon sulmet në rajonin lindor të Luhanskut

23 Maj 2022 | 07:37

Trupat ruse janë përpjekur të thyejnë linjat mbrojtëse të forcave ukrainase dhe të arrijnë kufijtë administrativë të rajonit lindor të Luhanskut.

Kështu ka bërë me dije ushtria ukrainase nëpërmjet një raporti të publikuar mëngjesin e së hënës, shkruan BBC.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, rusët i kanë fokusuar përpjekjet e tyre drejt qytetit të Severodonetsk, si dhe kanë intensifikuar përdorimin e avionëve për të shkatërruar infrastrukturën e Ukrainës.

Ndër të tjera, në raport thuhet se forcat e Ukrainës kanë zmbrapsur 11 sulme të rusëve në lindje gjatë 24 orëve të fundit.

Pak ditë më parë, Rusia shpalli fitoren në Mariupol pas betejës disamujore për të pushtuar qytetin-port.

Luftëtarët e fundit që mbronin fabrikën Azovstal të qytetit janë dorëzuar, kanë bërë të ditur zyrtarë rusë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian këtë të martë ka deklaruar se vendi i tij është i angazhuar në një luftë në shkallë të plotë që shtrihet...
12:17 | 21/07/2026

Ishte nisur drejt Ukrainës, sulmohet një anije në brigjet e Rumanisë

Presidenti rumun, Nicusor Dan ka njoftuar se një anije me flamur liberian që lundronte nga Egjipti në Ukrainë është goditur në brigjet e Rumanisë në...
10:48 | 21/07/2026

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026