Rusia kritikon ‘elitat neoliberale’ për heshtjen ndaj arrestimit të Durov
Rusia ka kritikuar “elitat neoliberale” për heshtjen e tyre lidhur me arrestimin e themeluesit të Telegram Pavel Durov nga autoritetet franceze.
Kështu, përmes këtij reagimi, i ka kërkuar komunitetit global të flasë kundër ndalimit të tij, i cili është i barabartë me shtypjen e fjalës së lirë dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova gjatë një konference për shtyp në Moskë ka thënë se Parisi ka shkelur edhe një herë normat ndërkombëtare që rregullojnë mbrojtjen e lirisë së shprehjes.
“Dhjetëra miliona përdorues të mediave sociale janë të indinjuar, përfaqësuesit e komunitetit financiar dhe figura të shumta publike të pavarura janë në gjendje shoku, megjithatë elitat neoliberale mbeten të heshtura,” -tha Zakharova.
Mediat franceze raportuan se arrestimi i Durov ishte i lidhur me mungesën e moderimit në platformën e mesazheve dhe refuzimin e tij për të bashkëpunuar me agjencitë e zbatimit të ligjit.
Parisi e akuzon Durovin se është bashkëpunëtor i krimeve të kryera përmes Telegramit, duke përfshirë trafikun e drogës, krimet kundër fëmijëve dhe mashtrimin.
LEXONI GJITHASHTU:
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)