Rusia kritikon planet e BE-së për një “mur për dronët”

27 Shtator 2025 | 12:09

Rusia ka kritikuar planet e Bashkimit Evropian për të forcuar mbrojtjen kundër dronëve, duke thënë se përgjigja e bllokut evropian ndaj hyrjeve të dronëve në kufijtë e saj vetëm se do të rrisë tensionet.

Ministrat e mbrojtjes nga dhjetë vende të BE-së u pajtuan një ditë më parë që ta bënin prioritet të bllokut atë që e quajtën “mur për dronët”, pasi disa shtete anëtare janë përballur me një sërë shkeljesh të hapësirës ajrore javët e fundit, për të cilat kanë fajësuar Rusinë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se masat do të çonin “në një rritje të tensioneve politike dhe ushtarake në kontinentin tonë”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, RIA Novosti.

Ministria e Jashtme shtoi se planet përbënin “ambicie personale dhe lojëra politike të elitave drejtuese të BE-së”.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ishte e para që bëri thirrje për një “mur për dronët” gjatë një fjalimi të mbajtur më herët gjatë këtij muaji disa orë pasi NATO-ja rrëzoi dronë rusë në Poloni.

BE-ja ka thënë po ashtu se duhet të mësojë nga Ukraina e cila përballet çdo ditë me dronë rusë dhe, për rrjedhojë, ka zhvilluar zgjidhje të lira për t’iu kundërvënë sulmeve ruse.

Moska ka mohuar se ka shkelur hapësirën ajrore të NATO-s dhe e ka cilësuar reagimin e BE-së si “histeri”, duke shtuar se pilotët rusë u përmbahen rregullave ndërkombëtare të aviacionit. Moska po ashtu ka pretenduar se nuk ka dëshmi se dronët që hynë në hapësirën ajrore evropiane ishin rusë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni në qytetin Tomblaine, në verilindje të Francës. Sipas prefekturës lokale, avioni i përkiste...
14:45 | 28/06/2026

Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë

Rusia pretendoi të dielën se forcat e saj kanë pushtuar dy vendbanime në Ukrainën juglindore dhe kanë shkatërruar dy avionë luftarakë ukrainas MiG-29 gjatë 24...
13:02 | 28/06/2026

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ndaj Iranit, pas sulmit me dron që Republika Islamike kreu ndaj një anijeje me flamur panamez në...
12:19 | 28/06/2026