Rusia lëshon fletarrestim për shkrimtarin dhe kritikun e luftës Boris Akunin

6 Shkurt 2024 | 11:26

Një gjykatë në Moskë ka lëshuar një fletarrestim për shkrimtarin e njohur rus, Boris Akunin, i cili është akuzuar për thirrje për “terrorizëm” dhe shpërndarje të “informacioneve të rreme” për ushtrinë ruse.

Akunin njihet ndryshe si Grigory Chkhartishvili.

“Ndaj Chkhartishvilit është dhënë një masë parandaluese e paraburgimit për një periudhë prej dy muajsh nga momenti i ndalimit të tij në Rusi ose ekstradimit”, tha gjykata e Basmanny, më 6 shkurt.

Muajin e kaluar, Ministria e Brendshme e Rusisë e vendosi Akuninin person në kërkim për aktivitet të dyshuar kriminal, megjithëse nuk u përmendën akuza specifike.

Akunin, 67 vjeç, i cili aktualisht jeton në Londër pasi u largua nga Rusia në vitin 2014, ka kritikuar hapur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, i cili filloi në shkurt të vitit 2022.

Në fillim të këtij muaji, Ministria ruse e Drejtësisë e shpalli Akunin “agjent të huaj”, në një listë ndëshkuese e aplikuar gjerësisht dhe që synon kritikët e regjimit.

Muajin e kaluar, shërbimi monitorues financiar i Rusisë, Rosfinmonitoring, shtoi Akunin në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve” pa asnjë shpjegim, por raportet e mediave thanë se kishte nisur një hetim kundër Akuninit lidhur me akuzat e diskreditimit të forcave të armatosura ruse.

Ky veprim u ndërmor më pak se një javë pasi një nga botuesit më të mëdhenj të librave në Rusi, dhe rrjeti më i madh i librarive në vend, njoftuan se kishin hequr dorë nga shkrimtari Akunin dhe një shkrimtar tjetër, Dmitry Bykov, për shkak të komenteve të tyre pro-ukrainase dhe anti-ruse.

Në tetor, të gjitha teatrot ruse që shfaqnin shfaqje të bazuara në veprat e Akuninit, e hoqën emrin e tij nga posterët.

Akunin ishte në mesin e dhjetëra shkrimtarëve rusë që e dënuan hapur agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Më 24 shkurt 2022, menjëherë pas fillimit të pushtimit rus, ai shkroi në Facebook se “filloi një epokë e re e tmerrshme” në Rusi.

“Deri në momentin e fundit nuk mund ta besoja se [presidenti rus, Vladimir] Putin do ta nisë këtë luftë absurde, dhe gabova. Gjithmonë kam besuar se në fund do të fitojë mendja e shëndoshë dhe kam gabuar. Fitoi çmenduria”, kishte shkruar Akunin.

LEXONI GHITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026