Rusia mban zi për humbjen e anijes ‘Moska’
Rusia ka mbajtur një ceremoni për ‘të vajtuar’ humbjen e anijes së saj luftarake ‘Moska’, kryqëzori raketor i cili u mbyt të enjten pasi municionet shpërthyen në bord.
Ceremonia u zhvillua në Sevastopol, baza e flotës në Krimenë e aneksuar nga Rusia, raporton BBC.
Ukraina thotë se goditi Moskën me dy raketa, të cilat i vunë flakën anijes.
Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi zjarrin pa specifikuar shkakun e tij dhe tha se zjarri kishte shpërthyer municionet në bord.
Në ceremoni, kapiteni Sergei Gorbachev tha se ‘Moska’ “ishte një simbol për të gjithë, simbol i fuqisë sonë, shpresës sonë, ringjalljes së flotës në vitet ’90”.
Anija e ndërtuar nga sovjetikët luante një rol të madh në koordinimin e operacioneve të flotës jashtë Ukrainës.
Rusia nuk ka dhënë shifra të viktimave nga fundosja e anijes. Ministria e Mbrojtjes tha se ekuipazhi u shpëtua nga anije të tjera të flotës në zonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Qeveria e re britanike nis punën me uljen e faturave, Burnham heq tarifën shtesë mbi energjinë elektrike
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër, policia me njoftim zyrtar
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup