Rusia: Mbi 150 dronë ukrainas janë shkatërruar nga forcat mbrojtëse ajrore

1 Shtator 2024 | 16:58

Rusia njoftoi se forcat e saj të mbrojtjes ajrore gjurmuan dhe shkatërruan 158 dronë, mes tyre dy mbi Moskë dhe nëntë në rajonet përreth. 45 dronë ishin lëshuar mbi rajonin Kursk, zonë ku kanë depërtuar trupat ukrainase gjatë javëve të fundit.

Inkursioni ukrainias përbën sulmim më të madh të papritur në tokën ruse që nga Lufta e Dytë Botërore. Dronët ukrainas e kanë zhvendosur luftën nga vijat e frontit në zemër të Rusisë. Që prej fillimit të këtij vitit, Ukraina ka shtuar sulmet ajrore në territorin rus, duke patur si objektiv rafineritë dhe qendrat e shpërndarjes së naftës me qëllim dobësimin e sulmit të Kremlinit.

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, tha se mbetjet e një prej dronëve shkaktuan zjarr në një rafineri nafte.

Të dielën, Ministri i Mbrojtjes së Rusisë tha se Moska kishte marrë kontrollin e qyteteve Pivniçne dhe Vimka në rajonin rus të Doneskut. Agjencia e lajmeve Associated Press nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur një pretendim të tillë.

Ndërkohë në Ukrainë, forcat ajrore njoftuan rrëzimin e 8 nga 11 dronëvë të lëshuar nga Rusia, gjatë natës.

Një person u vra dhe katër të tjerë u plalgosën nga sulmet në rajonin Sumi, njoftuan autortitetet lokale ndërkohë që në Khrakiv guvernatori i rajonit njoftoi për plagosjen e 10 personave të tjerë si pasojë e sulmeve ruse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026