Rusia merr dy vendbanime “kyçe” në Donetsk, Ukraina sulmon me raketa depon e naftës
Forcat ruse kanë marrë kontrollin e dy vendbanimeve në Donetsk, në lindje të Ukrainës, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Në një postim në Telegram, Ministria e Mbrojtjes ruse njoftoi se Verkhokamianka dhe Rozdolne janë tani nën kontrollin e forcave ruse. Rusia kontrollon pjesën më të madhe të rajonit të Donetskut, ndërkohë që vazhdon përparimin përgjatë kufirit.
Situata në front duket kritike për Ukrainën, megjithëse luftimet e ashpra vazhdojnë. Nga ana tjetër, Kievi ka ndërmarrë një sulm brenda territorit të Rusisë gjatë natës.
Ushtria ukrainase konfirmoi se ajo është përgjegjëse për sulmin ndaj një depoje nafte në rajonin e Rostovit. “Atlas është pjesë e kompleksit ushtarak-industrial rus që furnizon ushtrinë ruse me produkte nafte”, thuhet në reagimin e Ukrainës.
Ukraina ka shtuar sulmet e saj brenda territorit rus, veçanërisht pas lejes nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA për përdorimin e armëve të tyre përtej kufirit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge