Rusia ndalon Boris Xhonson të hyjë në territorin e saj
Rusia i ka ndaluar hyrjen në territorin e saj, kryeministrit britanik Boris Xhonson dhe disa ministrave që bëjnë pjesë në kabinetin e tij qeveritar.
Sipas Rusisë, ky vendim vjen për shkak të qëndrimit “armiqësor” të Mbretërisë së Bashkuar për luftën në Ukrainë, shkruan BBC.
Sekretarja e Jashtme Liz Truss, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 politikanë të tjerë të lartë ndalohen gjithashtu që të hyjnë në territorin rus.
“Fushata e shfrenuar informative dhe politike e Londrës synonte izolimin ndërkombëtar të Rusisë, krijimin e kushteve për të dëmtuar ekonominë e brendshme. Udhëheqja britanike po përkeqëson qëllimisht situatën rreth Ukrainës, duke mbështetur regjimin e Kievit me armë vdekjeprurëse dhe duke koordinuar përpjekje të ngjashme nga ana e NATO-s”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Jashtme ruse.
Në muajin mars, Moska mori një vendim të ngjashëm edhe kundër presidentit amerikan Joe Biden.
Kryeministri Xhonson zhvilloi një takim në Kiev me Presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski, më 10 prill.
Xhonson konfirmoi mbështetje të mëtejshme ekonomike për Ukrainën, duke i çuar garancitë totale të huasë në Mbretërinë e Bashkuar në 770 milion paund.
LEXONI GJITHASHTU
Ushtria britanike: Një tanker nafte është goditur në Ngushticën e Hormuzit
“Putin po e ndjen presionin,” Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më pranë nga sa mendojnë njerëzit
Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 08:00 Ushtria britanike: Një tanker nafte është goditur në Ngushticën e Hormuzit
- 07:56 Skandali në Botëror, kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun
- 07:43 “Putin po e ndjen presionin,” Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më pranë nga sa mendojnë njerëzit
- 07:24 A është ky fundi i Infantinos? Skandali Balogun trondit themelet e FIFA-s. Ja tre skenarët që mund t’i japin fund epokës së tij
- 07:16 Kupa e Botës 2026/ Belgjika çmonton SHBA-në 1-4 dhe merr biletën për në fazën çerekfinale
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit