Rusia ndalon Kamala Harris të hyjë në territorin e saj
Rusia i ka ndaluar hyrjen në territorin e saj, zv. Presidentes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.
Ministria e Jashtme ruse ka shtuar 29 shtetas amerikanë në listën e personave të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi, përfshirë Harris.
Në mesin e këtyre personave është edhe themeluesi i kompanisë Meta, Mark Zukerberg, shkruan BBC.
Të gjithë këtyre individëve, u është ndaluar hyrja në Rusi për një kohë të pacaktuar, në përgjigje të sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore.
Ky vendim i ministrisë së Jashtme ruse, erdhi menjëherë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi sanksione të reja ndaj Rusisë dhe një paketë të re prej 800 milionë dollarë mbështetje ushtarake për Ukrainën.
Ndërsa, më 16 prill Rusia i ka ndaluar hyrjen në territorin e saj, kryeministrit britanik Boris Xhonson dhe disa ministrave që bëjnë pjesë në kabinetin e tij qeveritar.
Sipas Rusisë, ky vendim u mor për shkak të qëndrimit “armiqësor” të Mbretërisë së Bashkuar për luftën në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU
Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun