Rusia ndërmerr dhjetëra sulme me dronë gjatë natës
10 Tetor 2023 |
09:23
Rusia nisi 36 sulme me dronë në Ukrainë gjatë natës, tha Forcat Ajrore të Ukrainës këtë mëngjes, ndërsa shtoi se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan 27 prej armëve.
Sulmet me dronët Shahed të prodhuar nga Irani kishin në shënjestër rajonet Odesa, Mykolaiv dhe Kherson, tha Forcat Ajrore në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Raportet nuk mund të verifikoheshin menjëherë dhe nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Rusia.
Administrata e rajonit Kherson tha në kanalin e saj Telegram se gjatë ditës së kaluar, Rusia kishte kryer 79 raste të bombardimeve, duke përfshirë nga mortaja, artileri dhe me përdorimin e dronëve, duke plagosur katër persona dhe duke dëmtuar disa ndërtesa.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ishte shpallur në kërkim për prodhim të narkotikëve, në pranga 28-vjeçari në Tiranë
- Analisti: Izraeli do godasë me avionë qendrat ku përgatiten bombat atomike
Lajme të Sugjeruara
Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
Irani nisi sulme të reja ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik të shtunën, pas natës së shtatë radhazi të sulmeve amerikane që synonin vendet...
Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
Policia zbuloi të premten varkën që u fundos këtë javë në Gjirin e San Franciskos, pasi nxori trupin e një personi të zhdukur një ditë më parë....
Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
Bahreini ka njoftuar këtë të shtunë se forcat e tij mbrojtëse kanë interceptuar dhe shkatërruar disa sulme ajrore iraniane. “Komanda e Përgjithshme pohon se të...
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda