Rusia në polin jugor të Hënës? Anija kozmike Luna-25 dërgon rezultatet e para

13 Gusht 2023 | 21:32

Instrumentet shkencore të anijes ruse “Luna-25” kryen sot matjet e para dhe dërguan të dhëna në lidhje me fluturimin në Hënë, të cilat shkencëtarët kanë filluar t’i përpunojnë, kështu njoftoi shërbimi për shtyp i agjencisë ruse hapësinore Roscosmos.

Në njoftim thuhet se matjet e para të pajisjeve shkencore të zhvilluara nga Instituti për Kërkime Hapësinore të Akademisë së Shkencave Ruse janë kryer në kushte fluturimi në hapësirë.

Anija kozmike “Luna-25” do të hyjë në një orbitë rreth 100 kilometra të lartë për pesë ditë.

Rusia nisi anijen e saj të parë kozmike në 47 vjet më 11 gusht, duke synuar të jetë vendi i parë që do të zbarkojë në polin jugor të Hënës, i cili mund të ketë depozita të konsiderueshme akulli.

Raketa Soyuz 2.1v që mbante anijen kozmike Luna-25 u ngrit nga Kozmodromi Vostochny më 11 gusht dhe do të ulet në Hënë deri më 21 gusht, njoftoi agjencia ruse e hapësirës Roscosmos.

Ky mision rus hënor është i pari që nga viti 1976.

Roscosmos tha se Luna-25, i cili peshon 1.8 ton, do të jetë në Hënë për të paktën një vit dhe do të mbledhë mostra.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026