Rusia nis sulmin masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

22 Qershor 2024 | 09:32

Kompania furnizuese e energjisë elektrike e Ukrainës, Ukrenergo, njoftoi  se sulmi rus ndaj termo-elektranës shkaktoi dëme serioze. Gjatë tij u lënduan tre punonjës.

Më shumë se dy vjet pas pushtimit rus, sulmet me raketa dhe dron kanë dëmtuar kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike të Ukrainës dhe kanë detyruar Kievin të imponojë ndërprerje dhe të importojë furnizime nga Bashkimi Evropian.

“Pajisjet në Vinistia, Dnipropetrovsk, Donetsk dhe Kiev janë dëmtuar”, njoftoi Ukrenergo përmes një deklarate.

Ministria e energjisë tha se ky ishte “sulmi i tetë masiv, i kombinuar në objektet e infrastrukturës energjetike” në tre muajt e fundit.

Të mërkurën, Ukrenergo njoftoi se reduktime të rregullta një orëshe të energjisë elektike do të zbatoheshin në tërë vendin. Sulmet ruse me dronë dhe raketa kanë përgjysmuar kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike të Ukrainës krahasuar me vitin e kaluar, sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Shefi ekzekutiv i DTEK Maxim Timchenko paralajmëroi se Ukraina “përballet me një krizë serioze këtë dimër” nëse aleatët perëndimorë të vendit nuk ofrojnë ndihmë ushtarake për të mbrojtur rrjetin energjetik.

LEXO GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026