SHBA dënon hapat e Rusisë e Koresë së Veriut për thellim të bashkëpunimit ushtarak

21 Qershor 2024 | 21:15

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka dënuar thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes Koresë së Veriut dhe Rusisë, përfshirë transferimin e armëve në kundërshtim me rezoluta të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha Departamenti i Shtetit të premten.

Gjatë një bisede me ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut, Cho Tae-yul, kryediplomati amerikan gjithashtu ritheksoi rëndësinë jetike të aleancës së “hekurt” mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut për “promovimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit në gjithë botën”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, në një komunikatë.

Blinkeni e falënderoi ministrin jugkorean për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Ukrainën.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe lideri verikorean, Kim Jong Un, e nënshkruan këtë javë një marrëveshje për mbrojtjen gjatë vizitës së liderit rus në Penian.

Është e paqartë se çfarë lloj marrëveshjeje e ndihmës është arritur. Por, ajo është përshkruar si “bashkëpunim gjithëpërfshirës strategjik”.

Duke folur pas ceremonisë së nënshkrimit, Kim tha se marrëveshja “është traktati më i fuqishëm” i nënshkruar “ndonjëherë” mes dy shteteve, që sjellë raportet në nivel të aleancës, që do të mundësojë po ashtu bashkëpunimin në shumë fusha, përfshirë atë politike, ekonomike, kulturore dhe ushtarake.

Putin tha se çështjet e sigurisë dhe ato ndërkombëtare ishin në fokus të takimit me Kimin, raportoi media shtetërore ruse.

Zyrtarët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut e kanë akuzuar Veriun se po i ofron Rusisë artileri, raketa dhe pajisje të tjera ushtarake që Moska t’i përdorë në Ukrainë, në këmbim të ofrimit të teknologjisë ushtarake, shkruan REL.

Si Peniani, ashtu edhe Moska kanë mohuar akuzat. Transfere të tilla armëve do të përbënin shkelje të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat më herët Rusia i ka mbështetur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026