Rusia njofton pushtimin e Kostiandinivkës: Kemi kontrollin e plotë të qytetit

4 Korrik 2026 | 09:20

Rusia njoftoi se ka  pushtuar qytetin Kostyantynivka në Ukrainën lindore, një pozicion i fortifikuar ushtarak ukrainas në rrugën për në qytetet e fundit të mëdha në Donbas që janë ende nën kontrollin ukrainas.

“Kostyantynivka është pushtuar plotësisht. Qyteti tani është nën kontrollin tonë të plotë”, u tha gazetarëve, përfshirë AFP-në, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Ai shtoi se Presidenti rus Vladimir Putin kishte folur me zyrtarë ushtarakë për këtë çështje.

Beteja për qytetin, i cili kishte një popullsi prej 78,000 banorësh para luftës, filloi në fund të vitit 2025, kur trupat ruse filluan të depërtonin në strukturën urbane. Për muaj të tërë, Rusia i kishte përqendruar përpjekjet e saj atje, në një front më shumë se 1,000 kilometra të gjatë.

Kostiantynivka ndodhet në rrugën që të çon në qytetet kryesore të Kramatorskut dhe Slovianskut, kapja e të cilave është qëllimi kryesor i Kremlinit në Donbas.

Sipas Peskov, Putin shkoi në një qendër komande ushtarake ruse, ku dëgjoi një raport nga shtabi i përgjithshëm dhe falënderoi ushtarët rusë.

Të paktën tre persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një bombardim masiv rus të qendrës së qytetit të Sumy-t, në Ukrainën veriore, tha guvernatori i rajonit me të njëjtin emër, Oleh Khryhorov. Midis të plagosurve kishte edhe fëmijë.

“Epiqendra e goditjes ishte një ndërtesë shumëkatëshe, një dyqan dhe një rrugë”, shkroi Khryhorov në një postim në Telegram. “Kishte shumë njerëz. Fëmijë”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rajoni i Shën Petersburgut goditet nga disa sulme me dronë ukrainas

Autoritetet në qytetin e dytë të Rusisë, Shën Petersburg, dhe rajonin përreth Leningradit thanë të shtunën se zona pësoi një sulm të madh me dronë...
09:15 | 04/07/2026

Taylor Swift dhe Travis Kelce martohen në Madison Square Garden të New Yorkut

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, dhe ylli i NFL-së, Travis Kelce, janë martuar, me çiftin që e konfirmoi lajmin përmes përfaqësueses së Swift-it, Tree...
09:13 | 04/07/2026

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Michigan, dy viktima dhe një i plagosur

Një shkëmbim zjarri midis dy grupesh të rinjsh u regjistrua në një qendër tregtare në Dearborn të Michiganit. Nga kjo ngjarje mbetën viktimë dy persona dhe...
09:07 | 04/07/2026