Rusia nuk është e interesuar për takimin e paqes për Ukrainën në Zvicër

3 Maj 2024 | 06:59

Rusia tha të enjten se nuk ka ndonjë kuptim që të marrë pjesë në konferencën në Zvicër për të diskutuar se si mund t’i jepet fund konfliktit në Ukrainë.

Zvicra pritet të organizojë bisedime në 15-16 qershor me kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Ministri i Jashtëm zvicerian Ignazio Cassis tha se mbi 100 vende do të ftohen në këtë takim.

Vendi i parë me të cilin folëm, pas Ukrainës sigurisht, ishte Rusia, pasi një proces paqeje nuk mund të ndodhë pa Rusinë, edhe nëse nuk do të jetë e pranishme për takimin e parë”, u tha zoti Cassis gazetarëve në kryeqytetin zvicerian, Bernë.

“E dimë se nuk ka kuptim të jetë Rusia në tryezë nëse nuk mund të sigurohemi se do të veprojnë në mirëbesim”, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba gjatë një interviste të publikuar në revistën Foreign Policy.

Zoti Kuleba tha se rritja e trysnisë ndaj Rusisë në fushëbetejë dhe bashkimi i vendeve që kanë parime të njëjta do të ndihmojnë për ta bërë Moskën më të gatshme që të angazhohet në dialog.

Konferenca në fjalë është “praktikisht shansi i parë i vërtetë për të filluar rikthimin e një paqeje të drejtë”, tha presidenti ukrainas Zelenskyy gjatë fjalës së tij mbrëmjen e së enjtes.

Qeveria zviceriane tha të enjten se Rusia nuk është aktualisht ndër pjesëmarrësit në konferencë. Ajo tha se është e hapur për një përfshirje të Rusisë, por Moska ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk është e interesuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026