Rusia paralajmëron Korenë e Jugut kundër armatosjes së Ukrainës

19 Prill 2023 | 17:52

Rusia ka paralajmëruar Korenë e Jugut kundër dërgimit të armëve në Ukrainë, pasi Seuli hapi derën e mundësisë për dërgimin e ndihmës ushtarake në Kiev, në rast do të ketë ndonjë sulm në shkallë të gjerë ndaj civilëve.

Aleat i Uashingtonit, Seuli deri më tani ka ofruar ndihmë jovdekjeprurëse dhe humanitare për Ukrainën.

Por, Koreja e Jugut deri më tani kishte përjashtuar mundësinë e dërgimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Megjithatë, presidenti jugkorean, Yoon Suk Yeol, tha për Reuters se “nëse ka një situatë që komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta pranojë, siç do të mund të jetë një sulm në shkallë të gjerë ndaj civilëve, mund të jetë e vështirë për ne që të insistojmë vetëm në mbështetjen humanitare apo financiare”.

Kremlini tha se nisja e dërgesave të armëve do të nënkuptonte përfshirje të drejtpërdrejtë në konfliktin në Ukrainë.

“Fatkeqësisht, Seuli ka ndërmarrë një qëndrim mjaft jomiqësor”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Nisja e dërgimit të armëve në mënyrë indirekte do të nënkuptojë një fazë të caktuar të përfshirjes në këtë konflikt”, shtoi ai gjatë deklarimit për gazetarët.

Ukraina që po përballet me pushtimin rus që nga 24 shkurti i vitit 2022 – vazhdimisht pranon ndihmë ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera të NATO-s.

Më 19 prill, në Kiev arritën edhe sistemet e para të mbrojtjes ajrore, Patriot, që pritet të ndihmojnë forcat ukrainase që të kundërpërgjigjen ndaj sulmeve të vazhdueshme ajrore ruse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026