Rusia përçan G20-ën, pak zgjidhje konkrete për luftën në Ukrainë
Në deklaratën e tyre përmbyllëse pas samitit në Indonezi, udhëheqësit e vendeve të grupit G20 kanë dënuar ashpër luftën e Rusisë në Ukrainë.
Por kjo deklaratë nxori në pah se fuqitë botërore vijojnë të mbeten të përçara në qëndrimet e tyre.
Përpara nisjes së takimit, liderët patën takime dypalëshe ku diskutuan mbi luftën e Ukrainës dhe ndikimin e saj në ekonominë globale .
Pas takimit me presidentin amerikan, kryeministri britanik fajësoi vetëm një person.
“Këmbëngulja për sigurinë tonë dhe asfiksimi ekonomik global është nxitur nga veprimet e të vetmit njeri që nuk dëshiron të jetë në këtë samit; Vladimir Putin. Nuk ka asnjë person të vetëm në botë që të mos e ketë ndjerë ndikimin e luftës së Putinit . Dhe pasgoditjet ekonomike të shpërfilljes së rastësishme të Putinit për jetën njerëzore do të ndihen në mbarë botën edhe për vitet në vijim”, tha Rishi Sunak.
Samiti përfundoi në kohën kur nisën hetimet për sulmin në një fshat të Polonisë që mendohet se është shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
“Ne ofrojmë mbështetje të plotë për Poloninë dhe ndihmën tonë për hetimin. Ne do të qëndrojmë në kontakt të ngushtë me partnerët tanë për hapat e ardhshëm. Do të jemi me Ukrainën për aq kohë sa nevojitet dhe duhet qëndrojmë të bashkuar”, u shpreh Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian.
Samiti i ekonomive kryesore është gjithmonë një profil i lartë i shfaqjes së unitetit për problemet globale. Por konsensusi kuptimplotë dhe zgjidhjet konkrete janë shpesh shumë pak të dukshme.
LEXONI GJITHASHTU
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia