“Rusia po avancon”- Zelensky apel partnerëve: Të përmbushin detyrimet për armatimet
Presidenti Volodymyr Zelensky ka pranuar avancimin e trupave ruse dhe ka theksuar rëndësinë që aleatët e Ukrainës të përmbushin detyrimet për furnizimin me armë.
“Është shumë e rëndësishme që partnerët tanë të përmbushin detyrimet. Për secilën paketë, sipas të gjitha marrëveshjeve. Kjo është jetike për ne”, dekalroi Zelensky.
Një person humbi jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur pasi 24 vendbanime në rajonin e Khersonit u ndodhën nën zjarrin rus.
Ndërsa në Pokrovsk, trupat ukrainase mbrojtën qytetin nga njësitë ruse që po avancojnë me shpejtësi drejt bazave logjistike.
Rënia eventuale e Pokrovskit, një nga bastionet e Ukrainës, do ta sillte Rusinë më pranë synimit të saj për marrjen e rajonit të Donjeckut.
Në vijim, Zelensky tha se shpreson që Perëndimi të çojë përpara planin për t’i dhënë Ukrainës huanë e premtuar prej 50 miliardë eurosh nga asetet e ngrira ruse.
Më herët gjatë vitit, 27 vendet anëtare pranuan të përdornin interesat e fituara nga asetet bankare ruse për të ndihmuar Kievin.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara