Rusia po dobësohet ushtarakisht nga sanksionet e Perëndimit, thotë Scholz
Rusia nuk do të jetë në gjendje të ruajë fuqinë e saj ushtarake për shkak të sanksioneve të ashpra perëndimore, tha të martën kancelari gjerman Olaf Scholz.
Vendet perëndimore e kanë goditur Rusinë me një sërë sanksionesh që nga pushtimi i saj në Ukrainë, tha Scholz teksa pohoi se sanksionet e shtrira në kohë do ta kthenin ekonominë ruse prapa “me dekada”, raporton CNN
“Rusia nuk do të jetë në gjendje të bëhet pjesë e përparimit që ndodh në botë, në progresin ekonomik dhe teknik. Kjo po bëhet më e qartë çdo ditë e më shumë dhe është një dëm i madh”, tha kancelari në një konferencë për shtyp gjatë vizitës së tij në kryeqyteti i Lituanisë Vilnius për një takim me krerët e shteteve baltike.
Scholz shtoi se edhe nëse Rusia abuzon me importet e mallrave civile për qëllime ushtarake, Moska nuk do të jetë në gjendje të ruajë aftësitë e saj ushtarake në të njëjtën mënyrë për shkak të sanksioneve.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 20:40 Aksident në Kosmaç të Shkodrës, përplasen dy automjete, njëri përfundon në kanalin anësor
- 20:24 Dhuna gjatë protestës së djeshme, Ministri Hoxha: Demokracia është fryt i dialogut, jo i forcës dhe intimidimit
- 19:40 Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili