Rusia po kërkon pretekst për luftë, paralajmëron Perëndimi
Ushtria ukrainase akuzoi të enjten forcat pro-ruse në lindje të vendit se kishin qëlluar raketa ndaj një fshati në rajonin e Luhanskut, duke goditur një kopsht.
Megjithatë, të njëjtat burime bënë të ditur se nga sulmi nuk ka pasur të lënduar.
Ndërkohë, zyrtarët perëndimorë përsëritën akuzat ndaj Rusisë. Presidenti amerikan Joe Biden ritheksoi se rreziku për një pushtim të Ukrainës është “shumë i lartë”.
“Ata nuk kanë lëvizur asnjë prej trupave. Përkundrazi, kanë çuar më shumë trupa atje. E para kjo. Së dyti, ne kemi arsye të besojmë se ata janë angazhuar në një operacion fals, për të pasur një motiv për të sulmuar. Çdo informacion që kemi sugjeron se ata janë gati të sulmojnë Ukrainën”, tha presidenti Biden.
Në të njëjtën linjë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Moska po kërkon vetëm një pretekst për të nisur pushtimin.
“Ne jemi të shqetësuar se Rusia po përpiqet të inskenojë një pretekst për një sulm të armatosur ndaj Ukrainës. Për momentin, nuk ka qartësi mbi veprimet e Moskës. Nuk e dimë çfarë do të ndodhë, por dimë që Rusia ka mbledhur përreth Ukrainës numrin më të madh të trupave në dekada”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Nga ana e tij, Kremlini hodhi poshtë ato që i quajti “akuza të pabaza” të bëra nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO se nuk po tërheq trupat nga kufiri me Ukrainën, duke deklaruar se një gjë e tillë kërkon kohë.
Duke i cilësuar gjithashtu akuzat një “histeri të Perëndimit”, Kremlini ka dëbuar gjithashtu një diplomat të vjetër amerikan nga Moska.
LEXONI GJITHASHTU:
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës