Rusia po kryen gjenocid në rajonin e Donbasit, thotë Zelenski

27 Maj 2022 | 07:16

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka akuzuar Rusinë se po kryen gjenocid në rajonin e Donbasit.

Sipas tij, vrasjet masive dhe largimi i civilëve nga këto territore ku po zhvillohet lufta, tregojnë se forcat ruse po kryejnë gjenocid, shkruan CNN.

Ofensiva aktuale e pushtuesve në Donbas mund ta bëjë rajonin të pabanuar. Ata duan të djegin qytetet Popasna, Bakhmut, Lyman, Lysychansk dhe Severodonetsk në hi. Ashtu siç bënë në Volnovakha dh Mariupol”, tha ai gjatë një fjalimi mbrëmjen e së enjtes nga presidenca.

Disa ditë më parë, Zelenski deklaroi se situata në rajonin e Donbasit është jashtëzakonisht e vështirë dhe forcat ruse kishin intensifikuar sulmet e tyre.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i viktmave arrin në 5,119 nga tërmetet në Venezuelë

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 5,119, tha të shtunën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
09:39 | 19/07/2026

Sulmet ruse në Kiev lënë një të vdekur dhe 15 të plagosur

Një person humbi jetën dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e sulmeve ajrore që Rusia kreu gjatë natës ndaj Kievit, njoftuan autoritetet...
09:16 | 19/07/2026

Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit

Përshkallëzohet konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa të shtunën në mbrëmje ushtria amerikane kreu një tjetër valë sulmesh ajrore ndaj objektivave ushtarake iraniane,...
08:58 | 19/07/2026