Arrestohen Andrew dhe Tristan Tate në SHBA, akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore
Polemikat rreth influencuesit Andrew Tate dhe vëllait të tij, Tristan Tate, kanë marrë një tjetër kthesë, pasi të dy janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të procedurave të ekstradimit drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) njoftoi se ndaj Andrew Tate janë ngritur shtatë akuza të reja për përdhunim, si dhe akuza të tjera që lidhen me trafikimin seksual dhe pornografinë e fëmijëve. Ndërkohë, Tristan Tate akuzohet për një rast sulmi seksual, dy raste përdhunimi dhe tre akuza për organizim ose lehtësim të trafikimit për shfrytëzim seksual.
Sipas autoriteteve britanike, veprat penale të dyshuara janë kryer në periudhën nga korriku i vitit 2010 deri në gusht të vitit 2017. Të dy vëllezërit kanë mohuar vazhdimisht çdo akuzë ndaj tyre.
Drejtori i Divizionit të Krimeve Speciale në CPS, Malcolm McHaffie, deklaroi se ngritja e akuzave të reja erdhi pas marrjes së provave shtesë nga Policia e Bedfordshire, duke e çuar në shtatë numrin e viktimave të dyshuara në këtë çështje.
Departamenti amerikan i Drejtësisë bëri të ditur se ndalimi është kryer në përputhje me procedurat e ekstradimit. CPS ka kërkuar ekstradimin e tyre në Britaninë e Madhe, pasi Andrew dhe Tristan Tate kanë shtetësi të dyfishtë britanike dhe amerikane.
Nga ana tjetër, avokati i tyre, Joseph McBride, deklaroi se klientët e tij janë të pafajshëm dhe se do të kundërshtojnë akuzat në rrugë ligjore.
34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri
Media saudite: Mojtaba Khamenei nuk ndodhet në Iran
Gjenden dhjetë trupa të pajetë në Zacatecas, vijon dhuna e karteleve në Meksikë
- 16:01 34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri
- 15:58 Studimi: Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e depresionit sezonal të verës
- 15:39 Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt rikthimit në Shqipëri
- 15:23 Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme, ethet afrikane të derrit përhapen në 52 zona
- 15:21 Shijet autentike dhe recetat brez pas brezi promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 15:21 Media saudite: Mojtaba Khamenei nuk ndodhet në Iran