Studimi: Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e depresionit sezonal të verës

19 Korrik 2026 | 15:58

Valët e të nxehtit nuk ndikojnë vetëm në shëndetin fizik, por edhe në atë mendor. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe netët tropikale mund të shkaktojnë depresion sezonal të verës, një formë më pak e njohur e depresionit që lidhet me stinën.

Sipas një studimi të fundit, depresioni sezonal i verës prek rreth 0.57% të popullsisë botërore, ndërsa depresioni sezonal i dimrit prek rreth 5%. Simptomat më të zakonshme janë pagjumësia, humbja e oreksit, ankthi dhe irritimi.

Ndërkohë, problemet e shëndetit mendor po rriten në nivel global. Një analizë e publikuar në revistën The Lancet tregon se gjatë vitit 2023 rreth 1.2 miliardë njerëz, ose 15% e popullsisë së botës, jetonin me një çrregullim të shëndetit mendor. Krahasuar me vitin 1990, numri i rasteve është rritur me 95%.

Rritjen më të madhe e kanë shënuar çrregullimet e ankthit, me 158%, dhe depresioni madhor, me 131%, duke u kthyer në problemet më të përhapura të shëndetit mendor.

Edhe në Europë, situata mbetet shqetësuese. Në Rajonin Europian, 1 në 6 persona, ose rreth 140 milionë njerëz, jetojnë me një çrregullim të shëndetit mendor.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm një në tre persona me depresion merr trajtimin e nevojshëm, ndërsa pas pandemisë COVID-19, rastet e ankthit dhe depresionit te të rinjtë janë rritur me 25%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos në shtesë finalen dramatike ndaj Argjentinës

Spanja është shpallur kampione e botës në vitin 2026 pasi ka mposhtur Argjentinën në finalen e madhe të zhvilluar në stadiumin “MetLife” në New Jersey....
23:15 | 19/07/2026

Tifozi argjentinas në fan zonën e Tiranës: Luajmë me gjak për fanellën, besoj te Messi dhe Martinez

Gazetarja e Euronews, Elidona Aga, ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën nga fan zona në Tiranë, ku shumë qytetarë po...
22:52 | 19/07/2026

Finalja e Botërorit, Alliu: Spanja mund ta çmontojë Argjentinën pas golit të parë

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, ish-futbollisti i Kombëtares, Ilirjan Alliu, ka komentuar finalen e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, duke analizuar mënyrën...
22:34 | 19/07/2026