Ministri i Mbrojtjes i Izraelit paralajmëron Iranin: Do të reagojmë me gjithë fuqinë nëse sulmohemi
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi të hënën se vendi i tij do të reagojë me forcë nëse sulmohet nga Irani, pasi një raketë iraniane u kap teksa synonte portin jordanez të Akabës.
“Nëse Irani lëshon raketa drejt Izraelit, ne do ta sulmojmë me gjithë fuqinë tonë”, deklaroi Katz gjatë një vizite në një qendër shpëtimi. Ai shtoi se Izraeli është i përgatitur të ndërmarrë masa “si mbrojtëse, ashtu edhe sulmuese” ndaj Teheranit në rast të një sulmi.
Më herët, Forcat e Armatosura të Jordanisë njoftuan se kishin rrëzuar tre raketa iraniane që dyshohet se synonin territorin jordanez, ndërsa një raketë tjetër ra në një zonë shkretëtire.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Jordanisë, duke cituar një zyrtar ushtarak, nga incidenti nuk u raportuan dëme materiale apo viktima.
Tensione në New Delhi, protestuesit përplasen me policinë pranë Parlamentit (VIDEO)
Trump: Sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit ishin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë
Sulm ndaj një anijeje ukrainase në Odesa, humbin jetën 10 persona
- 17:04 Liqeni dhe klima e freskët tërheqin turistët, Pogradeci mbushet me pushues
- 16:59 Opozita bllokoi foltoren, Kuvendi miraton kërkesën e Ballës për shtyrjen e raportimeve të institucioneve kushtetuese
- 16:49 Zjarr mbi tunelin e Vlorës, flakët iu afruan banesave (VIDEO)
- 16:41 Belshi, “Toskana e vogël” që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë: Mikpritja dhe gatimet na lanë pa fjalë
- 16:25 Tensione në New Delhi, protestuesit përplasen me policinë pranë Parlamentit (VIDEO)
- 16:18 Refuzohet kërkesa e pesë prokurorëve serbë për t’u rikthyer në Prokurorinë e Mitrovicës së Veriut